Messi: U ndjeva keq kur Ronaldo mori “Topin e Artë” për herë të pestë

Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për vitin 2019, për herë të 6-të në karrierën e tij, asnjë më parë nuk ka bërë më mirë se ai. Argjentinasi ka arritur që të triumfojë në vitin 2009, 2010m 2011, 2012 dhe në 2015-n. Pas tij vijon të qëndrojë Cristiano Ronaldo, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi e ka pranuar se edhe ai është mërzitur shumë kur fitonte portugezi.

 

“Më pëlqente që kisha 5 ‘Topa të Artë” dhe isha i vetmi. Kur Cristiano arriti që të merrte të pestin, u ndjeva keq që nuk isha i vetmi në krye të renditjes. Gjithsesi Ronaldo e merituar dhe unë nuk mund të bëja më shumë.

E kuptoj përse ai nuk e fitoi, objektivi ishte fitimi i Champions League, që është edhe kompeticioni që të ofron më shumë mundësi për të fituar ‘Topin e Artë’.  Ronaldo e fitonte sepse zhvillonte sezone mjaft të mira në La Liga dhe në Champions.

Kush është më i miri? Sinqerisht, nuk e di se kush është lojtari më i mirë në histori”, u shpreh Messi për “Francë Football”. /R.Lika-Koha Jone/