Kepi i Rodonit: Shikoni në çfarë çadrash jetojnë dy familje të prekura nga tërmeti

Në kepin e Rodonit janë 22 familje banesat e të cilëve janë dëmtuar. Ata kanë frikë të hyjnë në banesa dhe prej 26 nëntorit jetojnë në disa çadra të cilat fusin brenda gjithçka është jashtë.

Jetesa sa vjen bëhet më e vështirë kur temperaturat parashikohen të ulen dhe më tepër dhe reshjet e shiut vijonë.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj ishte atje për të parë nga afër se ku po kalojnë këto ditë post tërmetit banorët atje.

Familjet e dy vëllezërve Bega jetojnë në dy cadra që kanë vendosur në oborrin e shtëpisë e cila është dëmtuar nga tërmeti.