FOTO/ PD: Deputeti i PS-së Sadri Abazi është për burg. Po prish me urgjencë katet shtesë

Ish-deputetja demokrate Fatbardha Kadiu denoncon katet shtesë të deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi dhe “veprimin kriminal pas tërmetit”, ku thekson se Sadri Abazi dhe babëzia e rilindjes është për burg.

“Brenda 24 orëve të tërmetit vjen në zonën e plazhit të prishi me urgjencë dy kate shtesë të ndërtuara pa leje. Lart dallohen prishjet”, shprehet Fatbardha Kadiu.