Fenerbahce mendon për mbrojtjen, shënjestron lojtarin shqiptar

Kolonia shqiptare te Fenerbahce pritet të shtohet që në merkaton e janarit.

Pasi firmosi me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, gjiganti turk ka shfaqur interes për një tjetër lojtar me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin, Riza Durmisi.

Lojtari i krahut të majtë nuk po bind te Lazio dhe largimi gjatë merkatos së dimrit shihet si lëvizja e duhur. “Sporx.com” raporton se lojtari me origjinë shqiptare, por që përfaqëson kombëtaren daneze mund të largohet në drejtim të Turqisë që në janar.

Ende nuk zbulohen kushtet që e veshin 25-vjeçarin verdhejeshil, por gjasat që ta shikojnë Durimisin me fanellën e gjigantit turk janë të mëdha.