E rëndë/ “Vritet” nga macja foshnja 9-muajshe

Një foshnje 9-muajshe është vrarë nga një mace, pasi kafsha shtëpiake iu shtri në fytyrë dhe e mbyti atë.

Sipas “Daily Mail” ngjarja ndodhi në Ukrainë, ku foshnja, e quajtur Alexandra po flinte në oborrin e shtëpisë së nënës së saj, 22-vjeçares Snezhana, ndërsa kjo e fundit po bënte punët e shtëpisë.

Tregoi se kur kishte shkuar të kontrollonte nëse e bija ishte mirë, kishte parë macen të shtrirë mbi fytyrën e vogëlushes, ndërsa po flinte.

Nëna e vogëlushes tregoi se kishte thirrur menjëherë ambulancën, por vogëlushja nuk arriti të mbijetonte, ndërsa humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Ajo tha se macja mund të ishte ngjitur në karrocë pasi ka ndjerë aromën e qumështit.