E braktisur nga 7-të fëmijët, drama e gjyshes Hava që pret në pragun e derës

Gjyshja që shikoni në foto është një e moshuar. Hava Gjona që ka mbetur e vetme në një kasolle.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e “JOQ”, shkruhet se si gjyshja në fjalë ka mbetur pa shtëpi pasi ia prishi tërmeti, teksa drama e saj thellohet më shumë kur mësojmë se është e braktisur edhe nga shtatë fëmijët e saj.

Sipas mesazhdërguesit e moshuara ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë urgjente. Aktualisht ajo ndodhet në një shtëpi të vjetër në fshatin Laktesh të Pogradecit, e cila më shumë u përngjan disa mureve që mezi mbahen në këmbë.

Me duart e lidhur kryq, gjyshja Hava pret për dikë që mund t’i ofrojë ndihmë.