Dua Lipa nxjerr në shitje bluzat e krijuara enkas për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka qenë të shumtë personazhet e njohur shqiptarë që janë sensibilizuar dhe kanë kontribuar me sa kishin mundësi.

Po ështu edhe këngëtaret me origjinë shqiptarë që jetojnë jashtë jashtë shtetit si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora. Bebe Rexha ditën e djshme mbërriti në Shqipëri, ku dhe vizitoi Bubqin, një nga zonat e prekura nga tërmeti. Këngëtarja shqiptare me famë botërore premtoi se do të ndërtojë dy shtëpi.

Po ashtu edhe Rita Ora ka premtuar se do të ndërtojë edhe ajo një shtëpi të një familje të prekur nga tërmeti.

Ndërsa Dua Lipa zgjodhi një mënyrë tjetër për të ndihmuar shqiptarët . Ajo tregoi se në bashkëpunim me miqtë e saj, Kujtim dhe Arben të ‘Bond Nyc’ do të krijonin materiale, të cilat do të shiteshin dhe të ardhurat do të shkonin të gjitha për këto familje.

Sot, këngëtarja ka nxjerrë në shitje një bluzë të krijuar posaçërisht për këtë kauzë. Bluza është një T-Shirt, ku shkruhet emri i Dua Lipës dhe një rreth i formuar me fjalët “Pray for Albania”. Dua u bën thirrje të gjithëve të kontribuojnë për ndërtimin e shtëpive duke blerë një bluzë që kushton 35 paund.

Gjithashtu këngëtarja me famë botërore tregon linkun ku mund të blihen dhe se dërgesat do të nisin në mesin e janarit. Porosite tani se është koleksion i limituar.