Dëmet e tërmetit, Basha: Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha viziton banorët e dëmtuar nga tërmeti në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku, siç thotë ai, banorët kërkojnë ndihmë dhe nuk është marrë asnjë masë.

“Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.

Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.

Banorët thonë se me gjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.

Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.

Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.

Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe  do tu jepte mundësi  qytetareve, banesat e  të cilëve  janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive.

Për këtë arsye duhet urgjentisht;

  1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!
  2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.
  3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anulimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.

Gjithçka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.