Art me ëmbëlsira!

Kuzhina italiane njihet në të gjithë botën për gatimet e shijshme. Për ta mbajtur gjallë këtë traditë, për të qenë gjithmonë në krye dhe që për gatimet e tyre të flasë e gjithë bota, ka menduar shefi italian Matteo Stucchi.

Falë fantazisë së tij, Matteo Stucchi i shndërron ëmbëlsirat në miniaturë të jetës së përditshme.

Shefi, i cili e ushtron profesionin në Monza, shpalos kreativitetin e tij, nga kantierët e ndërtimit deri në lagjet me lulëzim e plot jetë. Gjithçka e ngrënshme!

“Pamja e një ëmbëlsire është po aq e rëndësishme sa shija e saj”, thotë Matteo dhe me këtë janë dakord dhe 240,000 ndjekësit që ai ka në “Instagram”. Padyshim do jeni dhe ju pasi të shikoni foto galerinë më poshtë.