ZYRTARE/ Zbulohet fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019

Lionel Messi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019, duke triumfuar për herë të gjashtë në karrierë. Një rekord më vete, pasi është lojtari i vetëm që ka fituar kaq trofe. Ylli argjentinas zhvilloi një sezon shumë të mirë me Barcelonën, edhe pse fitoi vetëm La Ligan.

 

Mirëmbrëma. Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që kanë votuar për mua. Faleminderit shumë edhe lojtarëve të ekipit tim që kanë kontribuar shumë për këtë çmim që kam fituar. Më kujtohet kur erdha për herë të parë në Paris me 3 vëllezërit e mi, dhe mu desh të kthehesha disa herë, është një emocion i veçantë. Bashkëshortja dhe familja më kanë ndihmuar që të ëndërroj. Jam i lumtur dhe me fat që vijoj të luaj futboll”, deklaroi Messi mes emocionesh.

Ndërkohë nga femrat ky çmim shkoi për Megan Rapinoe, e cila ka shkëlqyer me Amerikën.

Fotografia e France Football

Image