Rikthehet pas 10 vitesh grupi më i famshëm i muzikës

Ato performuan së bashku për herë të parë pas 10 vjetësh në finalen e famshme të X Factor.

Dhe vajzat e Pussycat Dolls me Nicole Scherzinger si vokaliste kryesore, këmbëngulën se “ky është vetëm fillimi”.

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, këngëtarja 41-vjeçare tha: “Ishte kaq e mrekullueshme që të bëheshim bashkë përsëri. Energjia nga turma ishte e mahnitshme dhe na dha shtysë”.

Nicole theksoi më pas se ky është vetëm fillimi i asaj që kanë rëzervuar për fansat e saj.

Këngëtarja e famshme iu bashkua anëtareve të tjera të grupit Carmit Bachar, Kimberley Wyatt, Ashley Roberts dhe Jessica Sutta për një tur muzikor që do të nisë së shpejti.

Të pesta performuan për herë të parë pas një dekade të shtunën, kur sollën hitet e tyre më të zjarrta si “Don’t Cha” dhe “Buttons” -në finalen e X Factor.