Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mblidhur mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare në institucionin e Presidentit.

Siç shihet në fotografi, i pranishëm në mbledhje është i gjithë kabineti qeveritar, me në krye kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tij edhe gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, në orën 07:00 të këtij mëngjesi.

Presidenti Meta e ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas situatës katastrofike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku u shënuan 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.