Përfundon në spital, gruaja rrëfen se si i kaloi 12 ditët e humbur në një vend të largët në Australi

Një grua e shpëtuar pas 12 ditësh e bllokuar në një vend të largët në Australi tha që ajo mbijetoi duke ngrënë biskota dhe duke pirë ujë nga një pellg i vogël.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tamra McBeath-Riley, 52 vjeçe, ishte me dy persona të tjerë që u bllokuan kur makina e tyre u mbërthye në një shtrat lumi.

Siç bëhet e ditur, McBeath-Riley ishte nisur me dy të tjerët, Claire Hockridge dhe Phu Tran, në një makinë pasdite nga Alice Springs në Territorin Verior më 19 nëntor.

Ata morën me vete qenin e zonjës McBeath-Riley, Raya.

Alice Springs është një nga qytetet më të mëdha në Territorin Verior të largët

Grupi po udhëtonte në territorin e largët pikërisht në jug të Alice Springs kur e gjetën veten të mbërthyer në shtratin e lumit Hugh.

Duke folur para reporterëve jashtë një spitali në Alice Springs, zonja McBeath-Riley tha që grupi kishte qëndruar në makinë për rreth tre ditë në përpjekje për ta çliruar atë.

“Ne u përpoqëm shumë herë të dilnim, por thjesht nuk mund të dilnim, lumi ishte thjesht shumë i madh”, tha ajo.

Gjatë ditës ishte vërtet nxehtë, kështu që ne qëndruam nën makinë. Natën flinim brenda në makinë”.

Pasi dy “shoqëruesit e saj” përdorën të gjitha furnizimet e tyre me ujë – biskotat dhe mishin që kishin në makinë ata përfundimisht vendosën të ndahen për të kërkuar ndihmë, duke planifikuar të ecnin drejt autostradës.

Zonja McBeath-Riley qëndroi në zonë, duke menduar se qeni i saj nuk do të mbijetonte një shëtitje të gjatë.

Pas kësaj, policia e Territorit Verior dërgoi helikopterët për të kërkuar treshen.

Ata përfundimisht vunë re zonjën McBeath-Riley rreth 1.5 km (0.9 milje) larg zonës së makinës pasi një person lokal njoftoi se pa gjurmët e gomave.

“Ajo ka pasur një periudhë mjaft traumatike”, kanë thënë autoritetet. “Në mënyrë të dukshme ajo duket se ka qëndruar aty ku është uji dhe e ka pirë atë dhe kjo është ndoshta ajo që e mbajti të mbijetojë”.

Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse qeni i saj u gjet së bashku me të.

Megjithatë, thuhet se zonja McBeath-Riley u dërgua në spital dhe u trajtua për dehidrim.