De Ligt shpallet i riu më i mirë në botë

Matthijs de Ligt është futbollisti i ri më i mirë në botë për vitin 2019. Në mbrëmjen gala që po zhvillohet në Francë, ai ka marrë trofeun “Kopa”, duke u cilësuar si lojtari më i mirë deri në moshën 21-vjeç.

Çmimin ja ka dorëzuar fituesi i edicionit të kaluar, Mbappe, ndërkohë që holandez shprehu mirënjohje për Ajaxin dhe Juventusin që e kanë ndihmuar për të fituar këtë vlerësim. /Koha Jone/