Balla me banorët e prekur nga tërmeti në Shijak

Dëmet nga tërmeti, Balla pranë banorëve të prekur në Shijak: Bashkia në bashkëpunim me Shtabin e ngritur nga Qeveria ka siguruar nevojat e domosdoshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë ditës së sotme ishte pranë banorëve e dëmtuar nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit në qytetin e Shijakut.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se rreth 200 banorë të disa pallateve të vjetra të Shijakut, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, janë strehuar përkohësisht në një kompleks sportiv në Shijak.

Sipas Ballës, bashkia në bashkëpunim me Shtabin e ngritur nga Qeveria ka siguruar gjithë nevojat e domosdoshme si dhe është ngritur edhe një mensë, ku shërbehen të tre vaktet me ushqime të ngrohta.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

SHIJAK💔😢: Rreth 200 banorë të disa pallateve të vjetra të Shijakut, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit, janë strehuar përkohësisht në një kompleks sportiv në Shijak.

Bashkia në bashkëpunim me Shtabin e ngritur nga Qeveria ka siguruar gjithë nevojat e domosdoshme. Gjithashtu është ngritur edhe një mensë ku shërbehen të tre vaktet me ushqime të ngrohta.