Agim Seranaj: Për ndërhyrjet në objektet e dëmtuar nga tërmeti nevojiten specialist me kualifikim të lartë

Pjesë nga intervista e zv/dekanit të fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit zotit Agim Seranaj në abcnews

Gazetarja: Termeti ka goditur ne menyre selektive apo eshte edhe faji i njeriut?

A.Seranaj:  Faji nuk eshte vetem i fenomenit natyror te termetit, por edhe i njerezve qe kane bere gabime te ndryshme, pergjithesisht me shkelje ligjore. Megjithate  duhen bere inspektime te metejshme per te percaktuar shkaqet e demeve, qe mund te jene me shume se nje.

Gazetarja: Katet e para qe jane hapur per biznese e lokale paraqesin rrezik edhe kur katet e siperme qe mund te jene mire?

A.Seranaj:  Per arsye te shfrytezimit te katit perdhe per hapesira sherbimesh nga ana arkitekturore dhe funksionale kerkohet qe kati te jete me i larte dhe te mos kete vazhdimesi te mureve edhe te atyre ndarese.  Kjo krijon fenomenin qe ne e quajme kat i  dobet apo i bute. Kjo perben rrezik per objektin. Ky eshte fenomen eshte shpesh i perhapur edhe ne qytetin e Tiranes, edhe ne objekte te ndertuara para viteve ’90 qe jane me murature mbajtese.

Gazetarja:  Opinion per godinat e shembura dhe nderhyrjet

A.Seranaj: Shkaqet e demeve te shkaktuara jane te ndryshme, mungesa e projekteve te mirefillta inxhinierike, guximi i njerezve per te ndertuar, shtesa te ndryshme, qofte ne kate, qofte anesore objekteve. Nevojitet ekspertize me e thelluar.  Nuk duhet te nxitohemi per te shembur objektet. Eshte mire te nxirren shkaqet e demeve edhe per te nxjerre mesimet per te ardhmen qe gabimet te mos perseriten. Edhe specialistet e huaj vijne jo vetem per te ndihmuar por edhe per te marre eksperience. Ekspertiza mund te behet me metoda, aparatura apo teste laboratorike te ndryshme.

Faza e pare e ekspertizes mund te behet, sic dhe po behet keto dite emergjence, edhe nga inxhiniere me licence dhe eksperience ne zbatim, qe nuk jane te pakte ne vendin tone. Nderkohe qe faza e dyte kerkon inxhiniere me te kualifikuar dhe eshte mire qe te mos nxitohemi, por te seleksionohen duke i certifikuar para sesa te fillojne ekspertizen e detajuar, e cila ne shume raste eshte me e veshtire se sa realizimi i strukturave te reja.

Nese objektet kane vetem deme te muraturave ndares mund te behen riparimet vetem te tyre. Nese eshte demtuar edhe struktura mbajtese, psh kolonat, mund te jete me leverdi te behet jo vetem riparimi por edhe perforcimi i tyre. Ne raste te tjera, kur demet strukturore jane te medha, mund te jete e veshtire teknikisht dhe me vlere te larte te ekonomike qe te behet perforcimi. Ne keto raste mund te jete zgjidhje me e mire shembja e tyre.

Gazetarja:  Nderkohe ka shume objekte qe i kane rezistuar termetit.

A.Seranaj:  Po eshte e vertete. Por kjo nuk do te thote qe keto objekte nuk kane probleme. Nje termet ka shume parametra dhe njeri termet nuk i ngjan tjetrit. Edhe pse dy termete mund te kene te njejten magnitude, kane parametra te tjere te ndryshem psh perioda, dhe per kete shkak objektet qe nuk jane demtuar nga njeri mund te pesojne deme nga termeti tjeter.

Nisur nga kjo qe ndodhi do ishte mire qe te behej nje analize dhe inspektim per te gjithe objektet.

A.Seranaj:  Edhe dicka te fundit, Nepermjet jush dua tju lutem medias qe te xhirojne dhe te japin pamje edhe te shume objekteve qe nuk jane demtuar. Paniku hiqet edhe me kete menyre.

(NGA EMISIONI HISTORIA IME TALK SHOW NGA MIRELA MILORI_02 DHJETOR 2019 ME ZV/DEKANIN E FAKULTETIT TE INXHINIERISE SE NDERTIMIT Z. AGIM SERANAJ)