Ç’po luhet në bashkinë e Durrësit pas dorëheqjes së kryebashkiakes, Sako?

Valbona Sako u largua si kryebashkiake  se bëri dy gafa live në media çka krijoi pakënaqësi të madhe popullore. Tashmë gafat e saj janë hit në rrjetet sociale.

Po pse edhe nënkryetarja duhej të dorëhiqej? Ajo as nuk foli dhe as nuk tha ndonjë gjë, por ishte emëruar dhe po kryente punën e saj.

Ç’po luhet nga qeveria dhe nga klani Dako në Durrës?

Dyshimet janë se pasi të mbarojë emergjenca e këtyre ditëve, do të fillojë edhe kërkesa për përgjegjsi.

Dhe përgjegjsi penale!

Ish-kryebashkiaku Dako ka 12 vite në detyrën e numrit një të bashkisë e lejet janë firmosur nga ai. Edhe plani urbanistik që më pas ka marrë firmën e KKRT, firmosur e vulosur nga Vangjush Dako.

Nëpër koridoret e PS-së flitet se duhej të ikte dhe nënkryetarja që të rikthehej ish-zv/kryetari i kohës së Dakos.

Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, drejtimin e bashkisë së këtij qyteti do ta marrë Zhulien Varfaj.Varfaj do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ndërsa merr drejtimin e qytetit të dytë më të madh në vend në një situatë kaotike si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhje me urgjencë të këshillit bashkiak të Durrësit. Ndërkohë, po sot ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja e Bashkisë, Elteva Kondi, e emëruar në këtë post nga zonja Sako.

Prokuroria do ketë punë shumë në Durrës, por më saktë SPAK-u. Por deri atëhere disa dosje në urbanistikë mund të pastrohen apo rregullohen!

Prokuroria njoftoi dje se kishte nisur një hetim në lidhje me shembjet e pallateve në Durrës dhe Thumanë, apo zona të tjera, ndërsa ekspertët e saj nuk kanë shkuar ende për të mbledhur prova.

Inxhinieri Arben Meçe ka deklaruar sot se janë ekspertët që do të përcaktojnë se cilët pallate duhet të shemben, por duket se Rama e ka me nxitim që të shkatërrojë provat në Durrës.

Është urdhëruar IKMT-ja që të shemben dhjetëra pallate, ende pa u bërë verifikimet e duhura dhe të nxirren përgjegjësit.

Siç dihet, për 12 vite bashkinë e Durrësit e ka drejtuar Vangjush Dako dhe ai ka dhënë qindra leje ndërtimi në bregdet. Një pjesë tjetër ka të bëjë edhe me lejimin e ndërtimeve të reja (shtesa) mbi ndërtesat ekzistuese.

Shkatërrimi i pallateve në Durrës, do të thotë shkatërrim provash me qëllim që të mos akuzohet asnjë drejtues as lokal dhe as qendror.

Foto jane realizuar nga Gent Shkullaku, i agjencise LSA.