Shënohet viktima e parë nga tërmeti në Tiranë. Shkon në 51 numri i personave që humbën jetën

Ka ndërruar jetë 20-vjecarja e cila ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pas tërmetit të 26 nëntorit, duke e cuar në 51 bilancin e viktimave.

20-vjecarja është viktima e parë që shënohet në kryeqytet, nga tërmeti shkatërrimtar.

Burime nga spitali i traumës konfirmuan se 20-vjecarja nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa transporti i saj jashtë shtetit ishte i pamundur.