Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 22:33 Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank Presidenti i Paraguajit, Pedro Alliana, deklaroi se rikuperimi i fondeve pensionale të bllokuara në Ueno Bank do të jetë prioritet, pasi kriza bankare çoi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri? Analiza e sizmiologut Kasaj

Forum E martë, 26 Nëntor 2019 12:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zona e bregdetit shqiptar, ajo Leskovik-Korçë-Pogradec dhe zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi janë më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri. Sizmiologu Ervin Kasaj, analizon se në vendin tonë gjithsesi nuk është përjetuar një tërmet i madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër. Kasaj thotë se në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Nga Ervin Kasaj*

Gjatë trajnimit në Gjermani kam përjetuar atё se çfarë do të thotë një tërmet vërtet i madh. Një nga hapat e trajnimit në Berlin ishte koha që duhet të kalonim në një dhomë specifike për tërmetet, ku specialistët “u detyruan” të përjetonin një tërmet me magnitudë mbi 6 të shkallës Rihter. Mendoj se shumë njerëz tek ne nuk e kanë përjetuar një tërmet të madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979, në Shkodër. Ndaj, ky shkrim flet përse tërmeti vret dhe shkatërron.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri

Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec, ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi. Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Gjatë etapës më të re gjeologjike, gjatë asaj neotektonike, këto rajone i janë nënshtruar një copëtimi dhe diferencimi të fuqishëm. Ato ndërpriten me mjaft thyerje, të cilat dallohen nga një shkallë e lartë diferencimi. Vatrat e tërmeteve më të fuqishme duken se ndodhen në kryqëzimin e këtyre thyerjeve. Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik. Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë. Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë-Ulqin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Panik nga tërmeti

Qytetarët duhet të dinë se pas një aktiviteti sizmik, veçanërisht me magnitudë mbi 5, në 99 % të rasteve shoqërohen me pasgoditje. Po marr rastin e tërmetit në Itali më 24 gusht 2016 me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, i cili është shoqëruar pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe pas 20 minutash me tërmet 5.2 të shkallës Rihter. Kjo do të thotë, se edhe pasgoditjet janë në të shumtat e rasteve po aq të rrezikshme sa tërmeti i parë, por që vijnë duke ulur intesitetin e tyre. Gjatë një tërmeti, si fillim duhet ruajtur qetësia, të uleni menjëherë në dysheme duke mbledhur duart dhe krahët përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline apo mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Kur nisin lëkundjet mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, por dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

Para 21 orësh
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54

Shqipëria, e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet

Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë. Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë, që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur të bëjë parashikime të mundshme duke minimizuar dëmet, të paktën të kursehen jetë njerëzish. Tërmetet nuk mund të parashikohen, por duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos patur katastrofa të mundshme. Profesorët me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike të rajonizimit të sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme tërmetesh, ose për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të tërmeteve.

*Sizmiolog, Geophysik GGD, Leipzig Deutschland

Etiketat e lidhura

Ervin Kasajtërmetet në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank
Para 6 orësh

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 6 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 6 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Para 6 orësh

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 6 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 8 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 6 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 7 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.