Paloka: Amerika u vendos edhe njëherë në krah të shqiptarëve, ligji mbi të gjitha

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit është përshëndetur edhe nga Partia Demokratike. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thekson se Amerika u vendos edhe njëherë në krah të shqiptarëve, ku ligji qëndron mbi të gjitha

“Edhe një herë Departamenti Amerikan i Shtetit vendoset në krah të shqiptarëve dhe tregon se përse SHBA-të janë kampionët e lirisë dhe demokracisë në botë.

“Ligji mbi te gjitha”…Kaq e thjeshtë është dhe këtë po kërkojnë shqiptarët, këtë po kërkon dhe opozita shqiptare: rikthimin tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek rregullat elementare të demokracisë.

Jo shtet të bandave dhe oligarkëve, po shtet të ligjit dhe të lirisë. Duam një Shqipëri si gjithë Evropa!”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.