Juventus udhëton me 3 mungesa në Bergamo, Ronaldo qëndron në shtëpi

Juventus nuk do të ketë Cristiano Ronaldon në ndeshjen ndaj Atalantës. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Maurizio Sarri për transfertën bergamaske bie në sy mungesa e sulmuesit portugez.

 

Miralem Pjanic ia ka dalë të rikuperohet në kohë ndërkohë që 2 mungesa të tjera për shkaqe dëmtimi janë ato të Alex Sandros dhe Adrien Rabiot. Për Ronaldon objektivi është të kthehet për ndeshjen e Championsit ndaj Alteticos së Madridit.

I pyetur në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Atalantës për gjendjen e CR7-ës Sarri theksoi se Ronaldo po rikuperohet nga një dëmtim muskulor që e shqetëson prej disa javësh. Edhe Atalanta do të ketë dy mungesa të rëndësishme si Luis Muriel dhe Duvan Zapata.