Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.

Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor tek mbikalimi i Shkozetit.

Mësohet se viktimë ka mbetur një 45-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.