Rikthehet Rina Balaj me synim për të hyrë në tregun grek?

Rina Balaj ka thyer heshtjen dhe është rikthyer në Instagram. Artistja ka zgjedhur të vijë me emrin “isyourgirlrina” dhe ka postuar foton e parë.

Për këtë emër është frymëzuar nga reperi grek, Sin Boy, i cili në Instagram e gjejmë si “isyourboysinboy”.

Rina duket se ka bërë një ndryshim në paraqitje duke u bërë me flokë rozë.

Imazhin e parë e shoqëroi me shkrimin: “Instagram i ri. A ju mungova?”

Ndërsa në bio nuk ka vendosur asnjë nga hitet e saj, por një bashkëpunim me reperin grek, Sin Boy që pritet të publikohet më 28 nëntor. Sa i përket kompanisë On Records, ajo nuk ka ndjekur asnjë nga menaxherët apo artistët që janë pjesë e tyre.