Pamje nga suita përrallore ku do të qëndrojë Dua Lipa gjatë ARIA Music Awards

Dua Lipa dhe Halsey janë konfirmuar të performojnë në ARIA Music Awards 2019 në Sidnej më 27 nëntor.

Dhe aktet ndërkombëtare do të jenë duke shijuar një qëndrim luksoz në suitë me ‘penthouse’ prej 5,500 dollarësh nata në Hotelin Darling në The Star Sydney, shkruan DailyMail.

Krahas akomodimit që përmbajnë banjë arti rrotullues dhe banjë spa me pamje panoramike, këngëtarët dhe të ftuarit e tjerë VIP do të trajtohen me një menu me porosi të testuar dhe kuruar për më shumë se një muaj, në ceremoninë e çmimeve vjetore në Australi.

Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Hoteli Darling është hoteli i parë i Sidneit që ka marrë vlerësimin me 5 yje prej Forbes në vitin 2017, 2018 dhe 2019.

Ky ‘penthouse’ mburret me dritare që ofrojnë pamje panoramike nga qendra dhe ura madhështore e Sidnej, dy dhoma gjumi, tualet, kuzhinë, bar si dhe një tjetër dhomë të veçantë.

Privatësia është kujdesur gjithashtu, me një hyrje të veçantë të arritshme përmes hollit.

Brenda suitës ku do të qëndrojë Dua Lipa gjatë “ARIA Awards”

Karakteristikat e tjera të interesit përfshijnë pajisje të Balmain Paris Couture Hair, një kuzhinier privat sipas kërkesës, shishe shampanjë Bollinger gjatë mbërritjes dhe shërbime tjera.

Dua Lipa, Halsey dhe të pranishmit e tjerë në event me siguri do të ushqehen me një menu nga shefi kuzhinier Shaon Sen, i testuar dhe kuruar për më shumë se një muaj.

Brenda suitës ku do të qëndrojë Dua Lipa gjatë “ARIA Awards”

Shaon dhe ekipi i tij i kuzhinës jo vetëm që do të ushqejnë mysafirët në ARIA Awards, por edhe në AACTA Awards më 4 dhjetor.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ylli shqiptar merr pjesë në evenimente të tilla muzikore, duke qenë një prej artisteve më favorite në tërë botën. 

Brenda suitës ku do të qëndrojë Dua Lipa gjatë “ARIA Awards”