Nishani: Me sjellje talebane, synohet t’i merret tagri kushtetues Presidentit

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish presidenti i republikës, Bujar Nishani komentoi edhe një herë takimin në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta. Ndërsa shprehu edhe një herë mbështetjen e tij për presidentin Meta lidhur me procesin për ngritjen e GJykatës Kushtetuese, Nishani tha se prej kohësh maxhoranca ushtron një shantazh e dhunë politike ndaj institucionit të Presidentit.

Ndër të tjera Nishani komentoi edhe vendimin e dhënë sot nga KPA për shkarkimin e z.Besnik Muçi, i emëruar te Presidenti si anëtar i gjykatës kushtetuese. Për ish presidentin Nishani, trupa e vetingut sot ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe nuk duhet të jetë më pjesë e këtij institucioni, raporton BalkanWeb.

“Jemi të befasuar në kuptimin e kurajës se deri ku mund të shkonte dhuna ndaj kushtetutës e shtetit ligjor. Ka vite që maxhoranca ushtron një shantazh e dhunë ndaj institucionit të Presidentit. Jemi në kushtet kur është vënë në dyshim kushtetuta e vendit dhe reforma në drejtësi që është mbajtur si një flamur i madh i shpresës për të ecur ndryshe.” – u shpreh Nishani.

Keni qenë vetë president, cfarë perceptuat prej Metës?

Së pari diskutuam rreth agresionit që po ushtrohet nga maxhoranca e legjislativi mbi institucionin e Presidentit, për arsye të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese dhe të minimit të reformës në drejtësi. E mbështes plotësisht qëndrimin e Presidentit, për të ruajtur integritetin e institucionit, synohet t’i merret tagri kushtetues gati gati me sjellje talebane, por edhe qëndrimin e tij për të ruajtur procesin për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe perceptimin të publiku.

Lidhur me vendimin e KPA, Meta u shpreh se nuk habitet, ka një diskutim nëse duhet të jetë në detyrë z.Muçi?
Padiskutim që ka një tendencë të hapur që në nisje të reformës në drejtësi për kapje politike. Po më e rënda është dhunimi i përcaktimeve ligjore e kushtetuese, të grisësh Kushtetutën është shumë herë më e rëndë,z. Muci në momentin që është dhënë vendimi nuk është më subjekt i KPA sepse nga momenti që u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ka nisur punën nuk është më prokuror. Vettingu nisi e bitisi me z.Muçi si prokuror, subjekti Muçi si prokuror ka pushuar së ekzistuari. Kjo tregon se deri ku shkon papërgjegjshëmëria profesionale, në ç’nivel të dobët e skandaloz për të respektuar edhe bazën fondamentale të jurisprudencës janë atë anëtarë. Në debatin tim do të jenë ata anëtarë të vettingut, që kanë shkelur ligjin nuk duhet të jenë më anëtar të atij insituticion aq të rëndësishën. Është shkelur rëndë kushtetuta, dhe kjo tregon se jemi në një situatë shumë të rëndë të minimit të reformës në drejtësi.

Meta përmendi referendumin..
Nuk e kemi diskutuar sot në takim, por është një mekanizëm i demokracisë. është e pamundur ashtu si është parashikuar në kushtetutë. Do ishte një zgjidhje e mirë, por në gjykimin tim kërkon tre faza: kërkon një periudhë parapërgatitrorë, mundësi reale për zhvillimin. Duhet të shkojmë në referendum ndoshta për një kushtetutë të re. Pra, referendumi do të kërkojë cështje madhore, por të jemi realist, nëse është mjet i rëndësishëm i demokracisë, ndërsa ana tjetër e medaljes me mundësitë sot në kushtetutë është shumë e vështirë. Ndaj ti qëndrojmë korrekt asaj që është sot në kushtetutë.