Meta: Vettingu shkarkoi Muçin pas presionit të Zv/kryeministrit Braçe dhe mafies së Ramës

Presidenti Ilir Meta komentoi sot vendimin për shkarkimin e Besnik Muçit nga procesi i Vettingut.

Presidenti Meta se tha se nuk ishte i surprizuar nga vendimi. “Zero surprizë nga vettingu i partisë. Edi Rama dhe disa palaço ndërkombëtarë”,- tha Presidenti Meta.

Presidenti shtoi se “Vettingu shkarkoi Muçin pas presionit te Zv/kryeministrin Brace dhe mafies se Ramës”.

Presidenti tha se Muçi ka pasur presione që ditën e parë që hyri në zyrë. “Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione, që të bëhej pjesë e puçit për Xhaferllarin. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese. SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, Referendumi”, deklaroi Meta.

(Lajmi në përditësim…)

Lexoni edhe…