Kumbulla: Shqipëria zgjedhje zemre, kam dëgjuar për interesimin e Juves por familja …

Marash Kumbulla është kthyer në një nga emrat më të përfolur në mediat italiane për shkak të prezantimeve të tij të shkëlqyera në ndeshjet e para në Seria A. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe Lazios që janë gati për të bërë oferta konkrete për të, por  talenti 19-vjeçar kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, duke mos u shpërqendruar nga këto zëra. Në një intervistë për gazetën “L’Arena” , ai ka sqaruar edhe situatën me dëmtimin.

 

“Po punoj prej disa ditësh me grupin. Do ta shohim gjendjen, më pas do të jetë trajneri që do të vendosë. Kam dëgjuar për një interesim të Juventusit për mua. Unë nuk lexoj shumë në media dhe vështirë të ëndërroj këto gjera.

Prindërit më kanë mësuar të qëndroj me këmbë në tokë, ndaj nuk kam asnjë problem. Sa i përket Kombëtares, e zgjodha me zemër. Ndihem veronez dhe italian, por familja ime është shqiptare. Përveç të tjerash kam luajtur me moshat e Shqipërisë, që mbetet kombëtarja ime”, ka deklaruar Kumbulla. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Image result for kumbulla juventus