Klajda Gjosha: Mirënjohje për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me Jon Turner, oficer në zyrën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjosha shprehet se me z.Turner kanë diskutuar mbi aktualitetin politik dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Z. Jon Turner, oficer në zyrën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. Diskutuam sëbashku mbi aktualitetin politik dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Mirënjohje për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit tonë ndër vite!”- shkruan Gjosha në postimin e saj në Facebook.