Ziadin Sela: Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, nuk jemi të hedhur andej

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ai angazhohet për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në atë vend.

“Misioni jonë është përfaqësimi dinjitoz i popullit shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët nuk janë hedhur andej po jemi autoktonë”, tha Sela.

“Popujt autokton dihet se si trajtohen në të gjitha shtetet europiane. Rotoromanët në Zvicër e dijmë çfarë të drejta kanë dhe statusin e tyre të veçante brenda federatës”

Sela po ashtu thotë se shqiptarët duhet që të bashkohen në zgjedhjet e ardhshme, jo në atë mënyrë që të krijojnë monizëm por që të dalin më të fortë.

Ai po ashtu tregon se nuk po afrohet me VMRO-DPMNE, akuza të cilat i janë dhënë pasi që ka kritikuar disa herë kryeministrin e tanishëm të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni pritet të mbahen në prill.