Zbatimi i reformës në drejtësi, Presidenti takon përfaqësues të shoqërisë civile

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar për krizën politike, kushtetuese dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Në takim merrnin pjesë dhe përfaqësues të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri.

Përfaqësuesit e shoqatave që morën pjesë në takim janë njerëzi dhe organizatat që kanë marrë pjesë në hartimin e reformës në drejtësi dhe monitorojnë zbatimin e saj.