Ulja e temperaturave, ja si parashikohet moti për nesër

Edhe gjatë ditës së enjte vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites. Sipas Meteoalb duke filluar nga mesdita dhe pasditja do të kemi shtim të vranësirave në territor duke sjellë reshje shiu të izoluara kryesisht në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesdite duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C. Ndërsa era do fryjë lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.