“The Sun”: Mourinho nuk ishte zgjedhja e parë e Tottenhamit

Tottenham zgjodhi Jose Mourinhon për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon, por “The Sun” ka zbuluar se portugezi nuk ishte zgjedhja e parë për klubin londinez. “Special One” u emërua vetëm 12 orë pas shkarkimit të argjentinasit.

 

Zgjedhja e parë e presidentit Levy ishte Brendan Rodgers, i cili po bën një sezon fantastik te Leicester. Gjithsesi ardhja e tij në këtë pikë të sezonit ishte e pamundur, pasi “Dhelprat” kurrsesi nuk do ta linin të lirë.

Në këtë mënyrë u kalua te plani B, që ishte Jose Mourinho. Vendimi për shkarkimin e Pochettinos erdhi pasi në ndeshjet e fundit ai kishte humbur autoritetin ndaj futbollistëve, duke arritur rezultate shumë të dobëta. Mbetet të shihet nëse Mourinho do të arrijë që të përshtatet shpejt. /R.Lika-Koha Jone/