Tayna thumbon publikisht reperet shqiptare

Reperja Tayna ka patur shpesh herë përplasje me reperet shqiptare, por asnjëherë dicka konkrete me ndonjërën prej tyre.

Rrallë herë ka reaguar në mënyrë publike pasi pëlqen të shprehet me tekste duke i treguar talentin e saj.

Por me anë të një postimi në Instastory, Tayna duket se i thumbon hapur.

Në opsionin “Ask me a question”, artistes i erdhi një pyetje nga bashkëpunëtori i saj Cricket, i cili tha: “Do ketë nesër reshje lokale shiu apo do jetë ditë me diell?”

Ndërsa Tayna nuk hezitoi ti thoshte: “Shi me lot reperesh”.

Nuk dihet nëse ajo po planifikon të sjellë një projekt të ri pikërisht nesër.