“Speciali” Mourinho premton: Në fund të sezonit do të jemi më mirë se tani!

Jose Mourinho ka dhënë intervistën e parë për klubin e Tottenham pas nënshkrimit të kontratës 4-vjeçare. Strategu portugez ka premtuar se në fund të sezonit renditja do të jetë ndryshe.

 

“Jam shumë i lumtur, po të mos isha, nuk do të isha këtu. Çfarë premtoj? Pasion. Pasion për punën, por edhe pasion për klubin tim. Është një privilegj kur një trajner shkon te një klub me dëshirë të madhe për shkak të skuadrës  cilësore që e pret. Të luaje ndaj Tottenham në Ëhite Hart Lane ishte gjithmonë e vështirë, por e bukur. Ishte një nga vendet ku shkoja me pasion, por edhe me respekt.

Gjithmonë kam folur për potencialin e madh të klubit. Kjo skuadër më pëlqen shumë dhe dua që të integrojë edhe lojtarët e rinj. Më besoni, nuk ka asnjë trajner në botë që nuk do të aktivizojë lojtarë të rinj, t’i ndihmojë të zhvillohen. Kur thua një stadium i bukur, tregohesh shumë i përulur. Duhet të thuash stadiumi më i mirë në botë. Qendra stërvitore është unike, nuk besoj se ka në Europë një të tillë. Duhet ta marrim nga ndeshja në ndeshje dhe në fund të sezonit të shohim se ku jemi, por me siguri do të jemi më mirë se tani”, deklaroi “Special One”.

Image

Image