Pas akuzave për përdhunim, Princi heq dorë nga detyrimet mbretërore

Mbretëresha i ka dhënë leje Dukës së Jorkut që të tërhiqet nga detyrimet mbretërore për shkak të kritikave për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein, tha duka në një deklaratë.

Mbrëmjen e sotme, Princi Andrew dha një deklaratë duke thënë se miqësia e tij me miliarderin kishte shkaktuar ‘përçarje të madhe’ në punën e Familjes Mbretërore.

Ai gjithashtu tha se është i gatshëm të ndihmojë çdo agjenci të përshtatshme për zbatimin e ligjit me hetimet e tyre ndaj Epstein, i cili vrau veten në burg teksa po hetohej për akuzat e trafikimit seksual.

Para disa ditësh, Princi bëri një intervistë për BBC ku mohoi akuzat për përdhunim, por pati shumë reagime për takimet e tij me Jeffrey.

Për këtë arsye, ai nuk mori pjesë në disa takime derisa vendosi që të heqë dorë nga detyrimet mbretërore.