Pagë sa dyfishi i Pochettinos, Mourinho: Ja përse e pranova ofertën e Tottenhamit!

Tottenham vendosi që të emëronte Jose Mourinho si trajnerin e ri, duke i ofruar një kontratë deri në vitin 2023. Strategu portugez në fakt do të përfitojë sa dyfishi i paraardhësit të tij, Mauricio Pochettino, 15 milionë paundë në sezon. Ai pritet që të nis stërvitjen pasditen e sotme, ndërkohë që ka thënë edhe fjalët e para për mediat angleze.

 

“Jam shumë i gëzuar që bëhem pjesë e një klubi kaq të madh dhe që ka mbështetës të zjarrtë. Kualiteti i ekipit dhe i akademisë më kanë impresionuar. Të punosh me futbollistë të tillë është një aventur tërheqëse.

Humbja 7-2 ndaj Bayern Munich ishte vendimtare për fatin e Pochettinos, i cili u largua nga drejtimi i Tottenhamit, për t’i lënë vendin Mourinhos, i cili vendosi që të pranonte propozimin e “Spursave”. /R.Lika-Koha Jone/