Serge Gnabry është një nga futbollistët më formë në Europë, duke vendosur edhe rekorde te Bayerni apo Gjermania. Sulmuesi 24-vjeçar po shkëlqen edhe me fanellën e pancerave duke patur stastika të ngjashme me ato të legjendës Gerd Muller.
Me 3-golëshin që realizoi ndaj Irlandës së Veriut e cila ishte tripleta e dytë me Gjermanin, Gnabry arriti kuotën e 13 golave në 13 ndeshje, me një mesatare prej 1 goli për ndeshje me “Die Manschaft”.
Gerd Muller në karrierën e tij zhvilloi 62 ndeshje me Gjermaninë duke realizuar plot 68 gola. Me ritmin aktual, nuk do të jetë e vështirë që Gnabry të thyejë rekordin e Muller, pasi mosha e favorizon së tepërmi.
Serge Gnabry for Germany 🇩🇪
13 Games
13 Goals ⚽️
4 Assists 🎯Baller 👨🏿🍳🔥
#GERNIR #Gnabry #DieMannschaft pic.twitter.com/fOfx7XIRlC
— Khanh (@Khanh251) November 19, 2019