Mario për të ëmën: Prita 37 vite për të mos i thyer zemrën asaj

Të pakta janë shanset të mos keni dëgjuar asgjë rreth fjalimit zemërthyes që Mario Dedivanovic mbajti në Dolby Theatre, pas marrjes së çmimit “American Influencer Awards 2019”, ku teksa i drejtohej shqiptarëve, pranoi për herë të parë se është gay.

Surprizat për artistin të famshëm të make up-it, nuk mbaruan me marrjen e çmimit. Pak më parë, në llogarinë e tij të Instagram-it, Mario postoi një video, ku tregon surprizën që familja dhe miqtë kishin bërë për të. Sigurisht surpriza quhet e bukur, nëse pjesë e saj është mamaja e tij, të cilin e dinte sikur kishte ardhur në Mal të Zi.

“As nuk e kam parë fundin e videos sepse s’kam patur kohë të qëndroj asnjë moment vetëm. Motrat më thanë që mami është jashtë vendit por unë i ndjeja kudo rrahjet e zemrës së saj dhe gjithë ditën thoja pa pushim: E ndjej mamin, ajo është këtu. Prita 37-vite që ajo të më jepte “Ok” e saj që unë të isha plotësisht i lirë. Vetëm kështu nuk do t’ja thyeja zemrën. Një ditë, do t’ju tregoj për gjithë vendet e errëta nëpër të cilat kam shkelur për të mpirë zemrën dhe dhimbjen time. Kjo do të ndodhë kur të jem gati. Eshtë historia ime. Më duhet të marr pak kohë për ta analizuar gjithë këtë. Më duhet pak kohë për veten dhe familjen time”.

Gjatë fjalimit, Mario i kërkoi publikisht shqiptarëve të tregohen të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre dhe gjithë atyre që janë “ndryshe” dhe që prej frikës, s’jetojnë dot të lirë.

View this post on Instagram

I didn’t even see the end of this video because I haven’t had a moment to myself. My sisters told me my mom was overseas but I felt her heart beat that entire day and repeatedly said “I can feel mommy. She is here” I waited 37 years for her to give me the OK to be free so that i would not break her heart. One day, I will share the dark places I went to numb my own heart & pain, but when I’m ready. It’s my story. I’m going to take some time to process all of this and to take a moment for myself now with my family. And maybe work on a new @YouTube channel. I’ve been trying to launch one for a while now but I kept feeling blocked. I’ll try a different Strategy now. My own. Thank you to my friend and incredible artist @huxch for this video. I’m about to close a chapter now and begin a new era. I can see clearly ♥️ No blended blocks & strings. Just For me, my way. 😉 MakeupByMario

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on