Kylie Jenner shiti aksionet për 600 milionë dollarë, nëna zbulon arsyen e këtij veprimi

Kylie Jenner shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj të famshme të kozmetikës për 600 milionë dollarë.

Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë Coty.

Mamaja e saj, Kris Jenner ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi në një intervistë për Squaëk Box CNBC.

“Dje ishte një ditë me të vërtetë e madhe për Kylie-n dhe ekipin tonë të “Kylie Cosmetics”. Ishte me të vërtetë një moment për të cilin familja jonë ishte krenare.

Unë mendoj se qëllimi është ta shndërrojmë biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie-t në një markë globale. Ky është vizioni. Ne vendosëm të partnerizohemi me “Coty” sepse ata ndajnë të njëjtin vizion si ne për ndërtimin e kësaj gjëje të madhe. Ne ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe kjo është diçka për të cilën jemi të entuziazmuar”, shpjegoi Kris.

Ndër të tjera shpjegoi se Kylie dëshiron të përdorë anën krijuese për të zhvilluar markën dhe t’ia trashëgojë të gjithë pasurinë vogëlushes Stormi.