Konkurencë e madhe brenda familjes, njihuni me kunatën superyll të Marina Vjollcës

Vëllai i këngëtarit të njohur Getoar Selimit, Libertiani, është prej kohësh në një lidhje me një bukuroshe që quhet Rida. Ajo është brune dhe ka tipare të bukura që bien në sy menjëherë.

Ndonëse Libertiani dhe ajo nuk e kanë deklaruar kurrë publikisht lidhjen e tyre, shumë postime në rrjete sociale i kanë thënë të gjitha për marrëdhënien mes të dyve.

Kur ‘vjehrra’ kishte ditëlindjen, ajo e ka surprizuar me një tortë, mbi të cilën shkruhej: “Urime, të paqim gjithmonë, Rida dhe Libi”.

Rida është fotografuar shpesh në raste të ndryshme të familjes Selimi, ndërsa moderon një emision në “Koha Vizion“.