Kongresi i PPE-së, Shehu: Roli thelbësor, kur PD-ja të vijë në qeverisje…

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook, bën të ditur se ndodhet së bashku me kreun e PD-së, Lulzim Basha në kongresin e PPE-së në Zagreb. Sipas tij, Europa është në një moment të vështirë, ndaj dhe ai thotë se kur PD-ja të vijë në pushtet, ”I tillë është për kontinentin tonë, për Rajonin tonë, për vendin tonë, ku shumë shpejt me kthimin në qeverisje të PD-së, si e vetmja anëtare e PPE, si percuesja e qartë e principeve gjithmonë të sukseshme të Qendrës së Djathtë, do të jetë determinant”.

Postimi i plotë

Kongresi i PPE-së, filloi punimet sot në Zagreb në një moment të vështirë për Europën, në pritje të vendimeve të reja shumë të rëndësishme për atë. Pa dyshim në këtë periudhë si çdo herë, roli i familjes më të madhe politike europiane PPE është thelbësor. I tillë është për kontinentin tonë, për Rajonin tonë, për vendin tonë, ku shumë shpejt me kthimin në qeverisje të PD-së, si e vetmja anëtare e PPE, si percuesja e qartë e principeve gjithmonë të sukseshme të Qendrës së Djathtë, do të jetë determinant. Është një kënaqësi të jemi sot këtu së bashku me z.Basha, pjesë e këtij aktiviteti tejet të rëndësishëm, jo vetëm për kufijtë e Europës.