ISIS synon rimëkëmbjen, përfiton nga situata e krijuar

Shteti Islamik ka përfituar nga situata e krijuar mes Turqisë dhe Sirisë për tu rimëkëmbur dhe për të planifikuar sulme të tjera terroriste drejt vendeve të perëndimit.

Kjo është deklarata e Departamentit të Mbrojtes të ShBA-së. Donald Trump tërhoqi rreth 1 mijë trupa ushtarakë që ishin vendosur në kufi për t’i hapur rrugë ofensivës turke drejt kurdëve.

Ky vendim u kritikua shumë nga ndërkombëtarët, madje dhe nga vetë pjesëtarë të partisë Republikane në ShBA. I vënë në pozitë, Trump vendosi të lërë disa njësi ushtarake për të mbrojtur rezervat e naftës në Siri.

Një raport i publikuar nga Zyra e Pentagonit thotë se këtë situatë të krijuar e ka shfrytëzuar Shteti Islamik për tu rimëkëmbur dhe për të planifikuar lëvizjet e rradhës.

Gjithashtu në një kohë afatgjatë ato synojnë pushtimin e disa komuniteteve në Siri për të zgjeruar sferën e influencës së tyre.

Duket se vdekja e kreut të grupit xhihadist, al-Baghdadi nuk do t’i parandalojë ata të rindërtohen.