Ish-deputetet e PD-së rrethojnë Silvio Berlusconin

Silvio Berlusconi vijon të jetë një prej figurave më interesante të së djathtës evropiane, edhe pse prej vitesh nuk ka poste drejtuese në Itali. Në samitin e Partive Popullore Europiane, përfaqësueset e Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar mundësinë për të patur një kujtim nga ish-kryeministri italian, foton që e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale. Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku janë fotografuar në krah të ish-kryeministrit Berlusconi. Tre ish-deputetet janë pjesë e delegacionit që udhëhiqet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbajti edhe një fjalim përpara të pranishmëve.