Elbasan/Dhuna dhe bullizmi, 52 fëmijë në rrugë

52 fëmijë nxirren në rrugë nga prindërit e tyre vetëm në qytetin e Elbasanit. Bullizmi është një tjetër fenomen me të cilin fëmijët përballen. Psikologët flasin për të dhëna shqetësuese ndaj kërkojnë që lufta ndaj tyre të nisë që në familje. “Krimi duhet kthyer që në familje, që tek marrëdhënia që prindi krijon me fëmijën, pastaj kjo e pasuar në një marrëdhënie që fëmija do krijojë me mësuesit apo me këdo tjetër”. Këto shqetësime u ngritën në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, ku në Elbasan u zhvilluan disa aktivitete ndërgjegjësuese.