Dita e Flamurit/ Ramush Haradinaj firmos vendimin: 28 Nëntori, ditë pushimi edhe në Kosovë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që 28 nëntori, Dita e Flamurit, të shpallet ditë pushimi edhe në territorin e Kosovës.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, shprehet Ramush Haradinaj