Brenda fermës 14 milionë dollarëshe të Kim Kardashian dhe Kaney West

Reperi Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Kim Kardashian blenë një fermë në Bighorn Mountain Ranch afër Greybull, Wyo, e cila iu shtua listës së pronave të familjes.

Sipas TMZ ferma e cila është ndërtuar në vitin 1906, ka kushtuar rreth 14 milionë dollarë dhe ka rreth 6800 hektarë.

Ashtu siç shihet në fotografitë e mëposhtme, ferma ka një disa shtëpiza druri dhe park lojërash për fëmijët. Sipas të gjithave gjasave ky mund të jetë vendi i ri i pushimeve të shkurtra familjare të klanit Kardashian-Jenner-West.

Ferma ka gjithashtu një SPA dhe një helikopter, përmes të cilit mund të bëni një fluturim të shkurtër dhjetë minutësh nga Greybull.