Ben Andoni: Parlamenti duhet të ketë më shumë respekt për Presidentin Meta

Gazetari Ben Andoni iu ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se Parlamenti duhet të kishte më shumë respekt për presidentin Ilir Meta. Sipas tij edhe Meta kishte mundësi të ndiqte një rrugë tjetër dhe shmangte konfliktet, megjithëse i jep të drejtë.

Duke folur për qëndrimet e PS kundër kreut të shtetit, Andoni tha se “Parlamenti në këtë stad ku është duhet të kishte me shumë respekt për Presidentin Meta dhe mos të vepronte me këto cicmicet e vogla siç kanë bërë. Edhe Presidenti ka kohë, megjithëse i jap të drejtë, që të ndiqte një rrugë tjetër”.