Andoni: Mos bëj show, Berisha sfumon edhe Ramën/ Qafoku: Nuk bëj të urtin si ti!

Gazetarët Ben Andoni dhe Roland Qafoku janë përfshirë në diskutim në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora, teksa diskutonin për aktualitetin politik.

Andoni i kërkon gazetarit Qafoku që të mos bëj show, ndërsa ky i fundit u përgjigj se nuk bën show, por as nuk duhet të qëndrojë kaq i qetë.

Pjesë nga diskutimi: 

Qafoku: Sot kur fliste Berisha te dera e Presidencës e mendoje gjë Bashën ti?

Andoni: Pse duhet ta mendoja?

Qafoku: Kaq pra.

Andoni: Landi Mos bëj show. Berisha ishte në mënyrë simbolike dhe Meta sot tregoi që duke folur me zotin Berisha: ‘ Ne jemi liderët kryesorë të këtij vendi.’

Qafoku: Le ta bëjë Basha.

Andoni: Nuk e bën dot Basha. Ai ka pjesë tjetër. Berisha ka çështjen specifike.

Qafoku: Këtu nuk ka çështje show, as të bësh të urtin siç e bën ti. Këtu del Sali Berisha dhe sfumon gjithçka.

Andoni: Berisha edhe në stadium të shkonte do t’i sfumonte të gjithë, sepse të tillë peshe ka. I tillë është Sali Berisha ka peshë historike në këtë vend. Është figura më e madhe historike e 30 viteve me negativitetin dhe pozitivitetin. Prandaj çdo takim i  tij sfumon gjithçka. Ai sfumon edhe Ramën tani po të dojë dhe për çdo gjë.