Aktorja e “Game of Thrones”: Ushtrojnë presion që të interpretoj e zhveshur

Aktorja Emilia Clarke e cila interpretoi rolin e Daenerys Targaryen në serialin “Game of Thrones” e nisi sezonin e parë me shumë skena nudo, të cilat erdhën duke u pakësuar me kalimin e sezoneve. Kjo pasi aktorja nisi të vendosë vetë sesa dëshironte të zhvishej dhe sesa donte të tregonte në ekran.

Sidoqoftë kërkesat për nudizëm e ndoqën dhe pas përfundimit të “Game of Thrones” pasi në “Armchair Expert” Emilia tha se në gjitha projektet e mëvonshme producentët i kanë ushtruar presion që të aktrojë e zhveshur, gjë për të cilën ajo nuk ka rënë dakord.

“I jap shumë rëndësi faktit nëse ndihem ose jo rehat. Jam përballur me shumë situata kur u kam thënë që duhet të jem e mbuluar me çarçafë, por më kanë thënë që do të zhgënjeja fansat e Game of Thrones.” tregoi ajo.

“Unë nuk kisha aktruar ashtu kurrë. Kisha marrë pjesë në vetëm dy filma më parë dhe pastaj, krejt papritur, e gjeta veten duke xhiruar tërësisht lakuriq në një skenë me shumë njerëz. Më dukej se isha jo e denjë për të kërkuar diçka.”, shtoi ajo duke kujtuar xhirimet e “Game of Thrones” dhe duke theksuar se nuk do të zvhishej më nëse nuk ndihej komode.