ZYRTARE/ Luis Enrique rikthehet në krye të Spanjës

Luis Enrique është zyrtarisht trajneri i skuadrës spanjolle në Europianin e vitit 2020. Trajneri asturian rikthehet në detyrë për fazën e fundit të turneut kontinental.

 

Trajneri i dytë, Robert Moreno atëherë mori përsipër funksionet e trajnerit të Kombëtares dhe e ka bërë atë me sukses, duke e kualifikuar Spanjën në Europian dhe duke arritur, në nëntë ndeshjet e fazës së grupeve të luajtura nën urdhrat e tij, shtatë fitore dhe dy barazime.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pavarësisht kualifikimit të Spanjës për turneun e verës së ardhshme, nuk deshi ta konfirmonte Robert Morenon, i cili para ndeshjes me Rumaninë ishte i bindur se do ta qëndronte në detyrë edhe gjatë finaleve të Europianit.

“E kam thënë dhe më parë, në çdo dalje timen përpara medieve, që Luis Enrique e ka pasur derën e hapur te Spanja. Ai u largua në një moment mjaft të keq, pasi vajza e tij ishte sëmurë. Roberto Moreno na komunikoi që nuk donte të vazhdonte më të ishte në krye të Kombëtares, kjo edhe për shkak sepse kishte folur me Enriquen, të cili i kishte premtuar se në momentin që ai mund të rikthehej, Moreno do të largohej”, deklaroi Rubiales.